Vështirësitë do t’ju fundosin/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

Vështirësitë do t’ju fundosin/ Meri paralajmëron këtë shenjë horoskopi

08:35, 23/10/2018
A+ Aa A-

Kjo javë ka si fenomen thelbësor hënën e plotë e cila nuk është aq e shndritshme dhe e këndshme, do kemi një periudhë endosopisis dhe kërkim personal.

Do jetë e nevojshme të ndjejmë siguri dhe në këtë rast kryesisht paratë dhe dashuria do kenë shumë rëndësi ose rëndësinë më të madhe.

Do jemi ne udhekryq te ngjarjeve dhe ndryshimeve te madha. Vetem njerëzit e ditur dhe me pervojë mund ti rezistojne kesaj periudhe tinzare, provokuese, joshese deri ne mashtrim te vetes, njofton astrologe Meri Shehu.

Më poshtë parashikimi javor për të gjitha shenjat.

Dashi

Do përballeni me ceshtje ekonomike madhore të cilat një here afrohen një herë largohen dhe kjo ju nervozon duke ju çorientuar dhe duke bërë gabime të pafalshme. Në jetën personale ka ndarje dhe kthime mbrapa që ju shpenzojnë kohë dhe energji

Demi

Plotësimi juaj nuk do jetë i plotë nëse nuk ju mbështet partneri në çift apo ju del kundra gjithmon një bashkëpuntor duke ju rikujtuar detyrimet që keni. Bëni bashkëpunime me jashtë vendit

Binjaket

Do nuhasni por nuk do prekni dhe kjo do kthehet në një lojë ku ka fshehti duke ju bërë të ndjeheni njerëzit më të pafat në dashuri dhe në punë

Gaforrja

Keni mundësine të rregulloni apo stabilizoni marrëdheniet në përgjithesi dhe qëllimet. Por e kaluara përseri ju thërret ta sqaroni sidomos në çështjet sentimentale. Nëse nuk e bëni e ardhmja është në pikëpyetje

Luani

Shumë çështje familjare do hidhen në diskutim dhe në medyshje madje disa çështje pronësish. Duhet të merrni vendime për të mbrojtur si anën materiale dhe punën ashtu edhe çështjet familjare

Virgjeresha

Ka një moment që mund të quhet i ndritshëm në çështje që lidhen me udhëtime ligjin por gjithmonë risku dhe vështirësitë janë shumë të mëdha dhe mund tju fundosin nëse nuk keni vertetësi

Peshorja

Shumë çështje të rëndësishme ekonomike që lidhen me te tjerët apo partneret tuaj në çift do vihen në diskutim dhe në vështirësi. Po kështu edhe jeta juaj personale kërkon me shume plotësim e pasion

Akrepi

Nese të gjitha ndodhin përball jush apo tek te tjerët ju do jeni ata qe do ngacmoni nervat dhe situatat që çdo gjë o të thuhet e të bëhet ose te iki e te zhduket nëse është jo e qartë

Shigjetari

Shumë ndërlikime në lidhje me punën dhe me jetën erotike të fshehtë do keni në këtë periudhë. Kujdes kryesisht me detyrimet ekonomike të cilat mund tju kërcënojnë.

Bricjapi

Keni shansin të bëheni serioze dhe të ruani ekuilibrat fal Saturnit në shenjën tuaj që nuk ju lejon të bëni cmendurira këtë periudhë. Megjithate vihen në rrezik çështje të rëndësishme sentimentale

Ujori

Do kërkoj ndryshime të mëdha në jetën e përditeshme apo në ambjentin e vet ku mbi të gjitha do zotëroj tendenca për pronësi apo indentifikim të vetes dhe të pronës që ju përket

Peshqit

Nëse ujvarat egzistojnë edhe në mendjen tuaj do egzistoj një ujvarë që rrjedh vazhdimisht por që ndrëkohe dikush mund ti prese rrugën ujit dhe ky dikush ju do për vete dhe kërkon vëmendje.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco