Horoskopi për ditën e sotme, e martë 23 Tetor

Horoskopi për ditën e sotme, e martë 23 Tetor

20:58, 22/10/2018

Dashi-Marrja e një roli drejtues do ju vijë natyrshëm, për shkak se ju prireni të jeni disi autoritar. Kjo e martë favorizon një klimë paqësore dhe mjaft të favorshme, ku sforcimet do të jenë minimale.

Demi-Vlerësoni më së miri të gjitha ndryshimet e pësuara gjatë këtyre ditëve. Do të reflektoni thellësisht dhe kjo gjë do ju lejojë që të mos bini pre e provokimeve të tepërta.

Binjakët-Parashikohet një ditë e cila do ju gjejë protagonistë, për shkak të një periudhe të mbushur me shumë të reja interesante, si nga pikëpamja profesionale edhe ajo sentimentale. Takimet janë mjaft të favorshme.

Gaforrja-Mos u përfshini nga paniku, për shkak të zërave që qarkullojnë, pasi në këtë moment nuk mund ti lejoni vetes që të bini në grackën e personave ziliqarë për suksesin tuaj profesional. Në dashuri parashikohet një mbrëmjen e rëndësishme për të sqaruar një keqkuptim.

Luani-Shfrytëzoni më mirë fuqinë tuaj për të mbyllur të gjitha çështjet që gjatë javëve të fundit ju kanë tensionuar. Mbrëmja është mjaft e rëndësishme për të rigjetur qetësinë dhe për të gjetur bashkëpunimin dhe harmoninë në çift.

Virgjëresha-Në vendin e punës duhet të jeni shumë të përqendruar, pasi gjatë kësaj të marte do të përballeni në një diskutim mjaft të komplikuar sa i takon realizimit të një projekti të ri. Takime mjaft interesante parashikohen gjatë pasdites.

Peshorja-Kjo e martë është mjaft e rëndësishme për të bërë paqe me gjithë ata persona, të cilët gjatë javëve të fundit ju kanë tensionuar. Dialogu është mjaft i favorshëm, ndaj mund të gjeni një kompromis të vlefshëm.

Akrepi-Dita do të sjellë mundësi të shumta, për të mbyllur negociata me vlerë. Ky është momenti i duhur për të rifituar siguri nga pikëpamja sentimentale, ku jeni përfshirë në një lidhje të turbullt.

Shigjetari-Nga pikëpamja sentimentale parashikohen zhvillime mjaft interesante, pasi gjatë muajve të fundit keni pësuar zhgënjime të mëdha, shkruan noa.al. Bëni kujdes ndaj ndonjë keqkuptimi në vendin e punës. Këshillohet që të mos jeni shumë kokëfortë.

Bricjapi-Duhet të tregoheni më të zgjuar dhe më të matur lidhur me bashkëpunëtorët tuaj, sidomos nëse ata do të shfaqen shumë kokëfortë dhe aspak tolerantë. Në këtë moment është e rëndësishme që të jeni të përqendruar maksimalisht, në mënyrë që të arrini zgjidhje interesante të cilat do ju lejojnë arritjen e objektivave tuaja.

Ujori-Parashikohet një javë mjaft e ngjeshur dhe impenjative, sa i takon sferës profesionale. Këshillohet që të jeni më kurajoz dhe intuitiv dhe kjo gjë do ju bëjë të pazëvendësueshëm në realizimin e një projekti të ri.

Peshqit-Do të shfaqni një sjellje mjaft pozitive, sa i takon sferës së ndjenjave dhe kjo gjë edhe në sajë të rigjetjes së bashkëpunimit me partnerin/en. Gjatë javëve të fundit e keni lënë familjen pas dore, ndaj ka ardhur momenti që të rikuperoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment