Shenjat e horoskopit që fitojnë gjithmonë në sherre!

Shenjat e horoskopit që fitojnë gjithmonë në sherre!

14:36, 20/10/2018
A+ Aa A-

Debatet që shkojnë deri në grindje asnjëherë nuk janë të mira, prandaj është e rëndësishme që të dy palët e përfshira të mund t’i shprehin opinionet në mënyrë të shëndetshme dhe të qytetëruar.

Por kjo gjithmonë ndodh dhe bisedat na dalin nga kontrolli dhe transformohen në diskutime të ndezura e serioze. Dhe këto shenja të zodiakut kanë aftësinë të dalin gjithmonë fitimtare.

Dashi

Vendi i parë në listën e personave që i duan diskutimet, nuk mund të zihet nga askush tjetër veçse nga dashi. Të lindurit e kësaj shenje janë eksplozivë, impulsivë dhe jashtëzakonisht konkurrues, cilësi që nuk i fshehin as në mes të një debati. Gjatë debatit ata mbajnë mend çdo fjalë që u thua dhe përdorin kundra teje, sidomos nëse u qëndron argumenteve të tua.

Nëse diskutimi bëhet për një çështje apo detyrë të caktuar që duhet përmbushur, bëni mirë të mbani vendin tuaj, sepse gjërat do të shkojnë shumë keq. Vendi i dytë nuk është diçka e pranueshme për këtë shenjë.

Luani

Luani nuk pranon që t’i lëndohet krenaria, kështu që përdor argumente praktike dhe të shpejta për t’iu përgjigjur çdo lloj diskutimi. Luanët përpiqen më shumë të mbrojnë veten se sa të sulmojnë, megjithatë do të bëjnë gjithçka për ta thënë ata fjalën e fundit. E përballon një diskutim duke u munduar të respektojë pikëpamjet tuaja, por edhe duke mbrojtur veten edhe njerëzit e tij të dashur.

Akrepi

Akrepët kanë një energji shumë të fortë emocionale në personalitetin e tyre dhe kjo mund të bëjë që të fyhen lehtë. Mënyra e tyre intensive e të shprehurit është e admirueshme, por njëkohësisht i bën akrepët të mbrohen në mënyrë të shpejtë dhe distruktive, duke ia bërë palës tjetër të vështirë të ketë sukses.

Akrepët janë në gjendje të superojnë çdo lloj debati kur gjejnë pikën e dobët të të tjerëve dhe shpesh preferojnë të ulërasin, sidomos nëse opinioni i tyre nuk dëgjohet në mënyrën që duan ata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco