Mike Tyson shpërthen në lot kur pyetet për Tupac-un: Ata nuk më lejuan ta...

Mike Tyson shpërthen në lot kur pyetet për Tupac-un: Ata nuk më lejuan ta...

21:43, 19/10/2018
A+ Aa A-

Legjenda e boksit, Mike Tyson, shpërtheu në lot teksa fliste për reperin e ndjerë, Tupac, në një intervistë të tijën mjaft emocionale.

Tupac Shakur u qëllua për vdekje në një makinë të drejtuar nga Suge Knight në Las Vegas më 7 shtator 1996.

Ai vdiq nga plagët e tij gjashtë ditë më vonë, shkruan DailyStar.

Disa orë para të shtënave, ai ishte i pranishëm në Grand MGM për të parë shokun e tij, Tyson, i cili atë ditë fitoi një ndeshje boksi që në raundin e parë me Bruce Sheldon.

Image

Mike Tyson

Kjo do të ishte edhe hera e fundit që 25-vjeçari do të shfaqej në kamera.

Kur Tyson u pyet për marrëdhënien e tij me Tupac, ai nuk i mbajti lotët.

“Ai ishte me të vërtetë i lumtur pas dyluftimit tim, ai erdhi në konferencën për shtyp me mua”, ka thënë boksieri.

“Isha në shtëpi, duke fjetur kur kuptova se ishte i vdekur. Ata nuk më lejuan ta shihja atë”, ka shtuar më tej ai.

“Është shumë e vështirë për të folur, ai ishte një i ri, i cili me të vërtetë donte të ishte i madh dhe kjo ndodhi”, thotë tutje Tyson.

Image

Mike Tyson

Duke kujtuar momentin e parë kur u takua me të, Tyson tha: “Ishim në një klub, kur u takuam për herë të parë.

Tupac u qëllua katër herë – dy herë në gjoks, një herë në krah dhe një herë në kofshë – ndërsa ai u tërhoq jashtë Klubit 662 të Las Vegasit me një BMW të zezë në pronësi të Knight.

Asnjë arrestim nuk është bërë në lidhje me vrasjen e tij dhe deri më sot çështja mbetet e hapur.

Teoritë e konspiracionit të egër ende pretendojnë, se Tupac mund të jetë ende gjallë.

Ai konsiderohet gjerësisht si një nga reperët më të mëdhenj të të gjitha kohërave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco