Bixhoz me dashurinë/ Anika nuse në vend të Priankës, Kaminit i dështon plani, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Anika nuse në vend të Priankës, Kaminit i dështon plani, ja ç’do ndodhë nesër

17:26, 19/10/2018
A+ Aa A-

Pinki bën gati Priankën nuse. Anika është e shqetësuar dhe thotë me vete se nuk do e lejojë Priankën të martohet me Ranvirin. Mahi nuk është dakord me atë që do t’i bëjë Kamini Priankës. Pinki sjell nusen. Kamini i thotë Mahit të shkojë tek Oberoit.

Mahi ndjen që diçka po shkon keq. Prifti kërkon që të vijë nusja dhe dhëndri. Kamini e ndalon dhe i kërkon Pinkit diamantët. Shivai pranon t’i japin diamantët. Argjendari kontrollon dhe thotë se janë të vërtetë.

Gjyshja kërkon të fillojë rituali i martesës. Kamini shtyp pultin dhe në ajër shpërndahen fletushka. Gazetarët lexojnë që Prianka është shtatzënë. Të gjithë habiten. Gazetarët pyesin Texhin kush është babai i fëmijës.

Kamini bën sikur nuk dinte gjë dhe thotë se ata e kanë fshehur. Texh dhe Shakti i bërtasin Kaminit. Pinki thotë se ky është plan. Kamini pyet Ranvirin nëse fëmija është i tij. Ai thotë se nuk ka pasur kurrë marrëdhënie me Priankën.

Texh kërcënon gazetarët se nëse shkruajnë për Priankën do i denoncojë. Kamini thotë se kjo martesë nuk mund të bëhet dhe se nuk bën nuse një vajzë pa karakter si Prianka. Ajo heq vellon e nuses që ta turpërojë para të gjithëve por habitet kur sheh Anikën.

Mahi sheh çipin dhe e kupton që pas kësaj fshihet Shivai. Ai largohet. Anika i thotë Kaminit se plani i saj dështoi. Ajo i kujton që Shivai Sing Oberoi bën gjithçka për familjen e tij./revistawho

Ju informojmë që seriali “Bixhoz me dashurinë” transmetohet edhe të shtunave në të njëjtin orar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco