VIDEO/ Dua Lipa sjell këngën e re ‘Kiss and Make Up’, që famsat mezi e prisnin

VIDEO/ Dua Lipa sjell këngën e re ‘Kiss and Make Up’, që famsat mezi e prisnin

17:10, 19/10/2018
A+ Aa A-

Pesë vajzat janë bërë bashkë për një super-këngë. Është publikuar më në fund kënga e Dua Lipas me grupin e njohur korean, Blackpink.

Kënga po cilësohet një pop-perfeksion, me zërat e artisteve që po përshtaten për mrekulli.

Edhe teksti, muzika, melodia e gjithçka tjetër është perfekte, ndërsa fansat tani po kërkojnë sa më shpejtë edhe videoklipin e këngës me titullin ‘Kiss and Make Up’.

Kjo këngë vjen me publikimin e një versioni final të albumit të parë të Duas, e cila e ka nxjerrë sot bashkë me tri këngë të reja.

‘Kiss and Make Up’ është kënga, që është pritur më shumë nga fansat, të cilët tani po e dëgjojnë e po e shpërndajnë kudo në rrjetet sociale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco