Zgjidhet  misteri i unazës së zezë që mban në gisht Princ Harry

Zgjidhet misteri i unazës së zezë që mban në gisht Princ Harry

13:40, 19/10/2018
A+ Aa A-

Që nga udhëtimi i parë i Harry-t dhe Meghan Markle në Australi, përveç lajmit të shtatzanisë të dukeshës dhe për aftësitë e saja në gatim (gatimi i banana bread fitoi zemrat e fshatarëve australianë), u vu re diçka tjetër.

Një unazë e zezë, në gishtin e dorës së djathtë dhe që princ Harry e ka në çdo dalje të tij në publik, i çmendi të gjithë.

E kujt është ajo unazë? Kush ia ka dhuruar dhe përse e ve? ishin disa nga pyetjet që u bënë nga të gjithë.

Në pak orë misteri u zbulua.

Unaza e vënë nga Harry nuk është një unazë normale, por një wearable, një pajisje eletronike dhe saktësisht një Oura Ring, një unazë teknologjike e Oura-s, një startup finlandez.

Diçka e ngjashme me një fit-watch, me ndryshimin që nuk vihet në kyç por në gisht.

Kjo unazë kontrollon aktivitetin fizik të zhvilluar gjatë gjithë ditës, duke i shënuar të dhënat në një aplikacion d.m.th mat temperaturën e trupit, rrahjet e zemrës dhe levizjet e kryera gjate ditës por edhe duke kontrolluar orët e gjumit.

Unaza e vënë nga Harry kushton 419 euro dhe nuk është një nga më të shtrenjtat .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco