Ermali Mamaqi konfirmon lidhjen e Kejvinës me portierin e Kombëtares, Thomas Strakosha?

Ermali Mamaqi konfirmon lidhjen e Kejvinës me portierin e Kombëtares, Thomas Strakosha?

16:19, 23/09/2018
A+ Aa A-

Kejvina Kthella është një nga vajzat më të përfolura në mediat rozë që në daljen e saj të parë në “Xing me Ermalin”. Bukuroshja nuk hezitoi të zbulonte hiret e saj dhe të paraqitej si një femër tepër sensuale. Ajo është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë shfaqet shumë tërheqëse dhe e kuruar. Në foto sigurisht që nuk mund të mungojnë komplimentet e shumta te komentet.

E ndër komentuesit e shumtë, na ka zënë syri edhe portierin e Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha. Bukuroshja lezhjane shkëmben “like” në foto dhe komente jo rrallë herë me gardianin kuqezi. Për këtë u aludua se ata kanë një lidhje sentimentale mes tyre.

Image

Mbrëmjen e djeshme, Greta Koçi ka qenë e ftuar në “Xing me Ermalin”. Një ndër pyetjet që ai i ka bërë këngëtares ka qenë nëse e ka ngacmuar ndonjë futbollist. Reagimi i tij pas përgjigjes së Gretës na ka futur në dyshime pasi ka thënë: “Aman ai portieri Strakosha a të ngacmoi se ne atë kemi merak si staf”. Më pas filloi ta ngacmojë sërish Kejvinën lidhur me portierin.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco