Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

Ertugrul prej 'vërteti': Jam i gatshëm të shtrëngoj rripin

Ertugrul prej 'vërteti': Jam i gatshëm të shtrëngoj rripin

09:55, 22/09/2018
A+ Aa A-

Turqia po kalon kohë të vështira ekonomike si pasojë e zhvlerësimit të lirës turke përballë Dollarit dhe Euros. E nga kjo duket se nuk po shpëton as sektori i serialeve dhe kinematografisë.

Media turke ka raportuar se producentët do të kërkojnë ulje të rrogave të aktorëve dhe ekipeve të produksionit.

Për këtë temë është pyetur edhe aktori kryesor i serialit historik “Ertugrul”, Engin Altan Duzyatan.

“Nëse njerëzit e këtij vendi kanë vështirësi, edhe ne do të bëjmë sakrificat e nevojshme. Një pjesë e rëndësishme kanë vështirësi ekonomike. Edhe ne do ta shtrëngojmë rripin nëse është e nevojshme”, tha për gazetarët Duzyatan, pas një takimi me miq në lagjen e famshme të Stambollit, Nishantashi.

39 vjeçari, i cili që prej vitit 2014 luan në serialin “Ertugrul” që transmetohet në Klan Plus, është një ndër aktorët më të paguar në Turqi.

Në muajin tetor ai pritet të nisë edhe sezonin e 5 si aktor kryesor në serialin historik më të ndjekur.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lushingabarbullushi22/09/2018 10:55

Merreni Ramen ne rolin e Ertugrulit. Se si ertogruli i duket vetja ne ballkan.

Shto koment

Denonco