Miliarda dollarë/ Ja aktorët që kanë fituar më shumë në Hollywood

Miliarda dollarë/ Ja aktorët që kanë fituar më shumë në Hollywood

09:15, 22/09/2018
A+ Aa A-

Të jesh i talentuar dhe i shkathët nuk mjafton për të patur sukses në Hollywood, por të jesh edhe sa më i dashur për publikun.

Në renditjen e hartuar nga “Box Office Mojo” mbi 20 aktorët që u kthyen në fenomen financiar në Holliwood, i pari në listë është Samuel L. Jackson, protagonist i filmit “Pulp Fiction” që ka arritur të mbledhë me filmat e tij shumën rekord prej 5.73 miliardë Dollarë.

Filmi më i suksesshëm mbetet “The Avengers” që në total ka fituar 623.4 milionë Dollarë.

Në vendin e dytë është  Harrison Ford, i cili luan në Hollywood për më shumë se 40 vjet.

Protagonisti i sagës së Indiana Jones, nëpërmjet filmave të tij ka sjellë  mbi 4.9 miliardë Dollarë.

Shumë i dashur për publikun, por në vendin e nëntë Tom Cruise, i cili në karrierën e tij gati 40 vjeçare është shfaqur në filma që kanë fituar gjithsej 3.9 miliardë Dollarë, dhe menjëherë pas tij Eddie Murphy, me fitime që kapin vlerën e 3.8 miliardë Dollarë.

Nuk mungojnë në listë as Johnny Depp në vendin e trembëdhjetë, Vin Diesel në vendin e 17 dhe Dwayne Johnson që renditet i fundit.

E siç mund të vihet re shumë të lakuar meshkujt, dhe e vetmja femër që arriti të konkurrojë me shifrat që ata sillnin nëpërmjet filmave të tyre është Scarlett Johansson me 4,3 miliardë Dollarë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco