Ja 4 fjalët e fundit të Princeshës Diana, që ia tha zjarrfikësit para se të vdiste

Ja 4 fjalët e fundit të Princeshës Diana, që ia tha zjarrfikësit para se të vdiste

20:04, 19/09/2018
A+ Aa A-

Është e pabesueshme të mendosh se janë bërë 21 vjet prej se bota humbi Dianën, Princeshën e Uellsit.

Ish-gruaja e Princit Çarls vdiq në një aksident me veturë në Paris, bashkë me partnerin e saj Dodi Fayed më 1997 – edhe pse teori të shumta konspirative kanë tentuar prej atëherë që të tregojnë një version tjetër të ngjarjes.

Tani, siç thotë gazeta britanike Daily Star, fjalët e fundit të Dianës para se të vdiste janë zbuluar nga zjarrfikësi i cili tentoi ta shpëtonte atë, transmeton Gazeta Express.

Xavier Gourmelon ishte një nga njerëzit e parë të emergjencës që iu përgjigj thirrjes për një aksident, aksidenti ky në të cilin ishte përfshirë Diana në një tunel në Paris.

Zjarrfikësi nuk ia kishte idenë se kush ishte në veturë kur arriti në skenën e aksidentit. Siç shkruan Daily Star, ai tha:

“Vetura ishte shkatërruar dhe ne u morëm me të si me çdo aksident tjetër. Për mua ky ishte një aksident banal trafiku, pasi kishte ndodhur për shkak të shpejtësisë dhe vozitjes në gjendje të dehur.

E pash që ajo ishte lënduar në kraharorin e djathtë, përveç kësaj, nuk kishte diçka tjetër të dukshme. Nuk kishte as gjak. Ia mbajta dorën dhe i thash që të qetësohej, duke i thënë se kisha ardhur për ta ndihmuar”.

Diana ishte ulur prapa një Mercedesi S280 me partnerin e saj Dodi Fayed, djalin e miliarderit egjiptian Muhamed Al-Fayed. Kur Gourmelon iu afrua princeshës, ajo kishte ende vetëdije.

Ai thotë se fjalët e saj të fundit ishin:

“O Zot, çfarë ka ndodhur?”.

Raporti zyrtar tha se princesha vdiq për shkak të lëndimeve të mëdha të brendshme dhe shpërthimit të një ene të gjakut afër zemrës, duke çuar kështu në gjakderdhje të brendshme, transmeton Gazeta Express.

Por ky raport është kundërshtuar përgjatë viteve, me Muhamed Al-Fayed që shkoi aq larg sa që tha se djali i saj dhe Princesha Diana u ekzekutuan nga agjentë të mbretërisë britanike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco