VIDEO/ Ky është momenti kur u plagos Noizy nga Albert Krasniqi në mes të Prishtinës

VIDEO/ Ky është momenti kur u plagos Noizy nga Albert Krasniqi në mes të Prishtinës

17:13, 19/09/2018
A+ Aa A-

Ndoshta ju kujtohet ngjarja e bujshme, që ka ndodhur vetëm para dy viteve.

Djemtë e 'labelëve' OTR  dhe Babastars janë 'përplasur' me njëri tjetrin, në momentin që është kuptuar se reperi më i famshëm shqiptar Noizy kishte shkruar në Prishtinë.

Dhe pikërisht në oborrin e hotelit 'Swiss Diamond', në qendër të Prishtinës, ka ndodhur përplasja, ku ka pasur edhe të shtëna me armë, rast në të cilin ka mbetur i plagosur më një plumb pikërisht Noizy dhe shoku i tij, Varrosi.

E megjithëse palët janë pajtuar tashmë, në procesin gjyqësor, i cili ka përfunduar sot. Albert Krasniqi, personi i akuzuar për plagosjen e Noizyt është dënuar me 6 muaj burgim, me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit edhe një dënim shtesë prej 8 mijë eurosh për veprat e tjera në aktakuzë.

Më poshtë keni dhe videon e momentit, kur ka ndodhur gjithçka, si dhe momenti i plagosjes së Noizyt nga Albert Krasniqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco