FOTO/ Aktorja turke mer një hap të rëndësishëm në jetën e saj

FOTO/ Aktorja turke mer një hap të rëndësishëm në jetën e saj

13:50, 19/09/2018
A+ Aa A-

Aktorja turke Meyrem Uzerli duket se ka vendosur të sfidojë veten.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ aktorja tregon se ka vendosur të heqë të gjithë miqtë nga rrjetet sociale në mënyrë që të shpëtojë nga varësia.

Ajo tregon se ‘Instagramin’ e mban për fansat e saj, kështu që me miqtë do të qëndrojë në jetën reale.

”Kam vendosur t’i bëjë një sfidë vetes dhe për një kohë të gjatë nuk do të ndjek askënd. Gjithçka që do postoj foto, video, story e bëj për t’ju bërë ju ndjekësit e mi të lumtur. Me miqtë e tjerë jam e lidhur në çdo moment në jetën reale. Ju dua të gjithëve. Do zoti dhe do vijë një ditë dhe do të ndjek vetëm bashkëshortin tim. Meryem romantike!”, ka shkruar ajo në njërin prej postimeve të fundit.

Meyrem pak ditë më parë nëpërmjet një videoje të publikuar, tregoi se është fanse e Noizyt dhe këngës ‘Toto’. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco