Eneda Tarifa, Kastro Zizo dhe Robert Berisha, çfarë po planifikojnë yjet e showbizz-it?

Eneda Tarifa, Kastro Zizo dhe Robert Berisha, çfarë po planifikojnë yjet e showbizz-it?

13:15, 19/09/2018
A+ Aa A-

Kohëve të fundit kemi dëgjuar emra të suksesshëm të showbizz-it shqiptar të bashkëpunojnë duke sjellë krijime goxha të realizuara në sytë e publikut.

Po kur mendojmë për Enedën, Kastron dhe Robertin, çfarë mund t’i bëjë bashkë këta tre personazhe kaq të suksesshëm?

Përgjigjen e kësaj pyetje e ka dhënë Robert Berisha i cili ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin Wake-Up ku ka rrëfyer se së shpejti së bashku me Eneda Tarifan dhe Kastro Zizon do të risjellin versionin e ri të një këngë të vjetër shqiptare e cila dëgjohet shumë në dasma.

Roberti ka treguar se javën tjetër do të xhirohet edhe klipi i këngës dhe së shpejti do të jetë në You Tube edhe për publikun.

Cila të jetë vallë kjo këngë popullore që është “refren” në shumë dasma?

Le të presim! Me siguri tre personazhet e njohura kanë bërë zgjedhjen e duhur

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco