Eminem sulmon rëndë Drake? Ja çfarë fshihet pas

Eminem sulmon rëndë Drake? Ja çfarë fshihet pas

01:35, 18/09/2018
A+ Aa A-

Albumi surprizë i Eminem preku disa reperë të njohur si Machine Gun Kelly, Tyler dhe The Creator.

Në projektin e fundit muzikor “Lucky you” që është pjesë e albumit flitej se Eminem ka sulmuar reperin Drake. Por kjo gjë nuk është aspak e vërtetë.

Në një intervistë për MTV, Eminem tha: “Unë nuk kam asgjë kundër Drake, as nuk besoj se do të kem ndonjëherë, pasi që e respektoj shumë, sidomos pas një gjëje shumë të madhe që ka bërë për një nga vajzat e mia. Drake bën muzikë të mirë dhe askush nuk mund ta mohojë këtë. Unë thjesht kam thënë se asnjëherë nuk do të lejoj që dikush tjetër t’i shkruajë tekstet e mia, e ka shumë artistë e reperë që e bëjnë këtë.”

Kohët e fundit, Eminem ka filluar të merret me reperen Iggy Azalea, të cilën e ka ofenduar rëndë në këngën e tij “Killshot”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco