FOTO/ Sonila Meço dhe e bija si dy pika uji

FOTO/ Sonila Meço dhe e bija si dy pika uji

15:08, 14/09/2018
A+ Aa A-

Ngjashmëria e fëmijëve me prindërit është diçka e zakonshme, sepse e gjitha ka të bëjë me gjenetikën.

Megjithatë jo të gjithë prindërit provojnë kënaqësinë e ngjashmërisë me fëmijët.

Sonila Meço është një ndër fatlumët, sepse vajza e saj, Amaris ka një ngjashmëri shumë të madhë me të.

Ditën e sotme, gazetarja ka publikuar një fotografi krahasuese të saj me vajzën.

Në anën e majtë të fotos është Sonila 5 vjeçe, ndërsa në anën e djathtë është Amaris 7 vjeçe.

Sonila i ka kthyer fotografitë në bardh e zi, për t’i vendosur të dyja në të njëjtën kohë.

Nga fotografia mund të kuptohet qartë së nënë e bijë janë pothuajse si dy pika uji. 

View this post on Instagram

Kur ndodh të qëndroj për darkë nga prindërit (ndër kënaqësitë, që veç shtohen), i hyj fotove të fëmijërisë për të mijtën herë. Mirëpo çdo herë më ndodh t’i shoh ndryshe, t’u gjej nga një detaj të ri. P.sh tek kjo foto ku majtas jam unë 5 vjeçare, kam komentuar kohë pas kohe, “të pashpirtën” që më ka masakruar balluken????, vizën karakteristike poshtë buze, në mjekër, që mendoja se ishte sheshpushimi për gishtin tregues gjatë orës së mësimit????, një hark të vogëlth në pjesën e sipërme të veshit, prej të cilit thoja “kam lindur me cen”????, apo foton karakteristike të fundvitit pranë një kartoni të madh, me një ndarje vezake m’anë, ku poziciononim fytyrën teksa në ballinë qe urimi i vitit të ri (moshatarët e mi patjetër e kujtojnë). Mbrëmë, duke iu rikthyer fotos, ndanë shtratit ku më bën shoqëri sa herë kthehem tek prindërit, vendosa të vë sup më sup dy thuajse moshatare e nisa të kërkoj Amarisin tek unë. Siç e bën çdo mam me fëmijën e vet. Amaris, në të djathtë është gati 7 vjeçare, unë 5. Ajo mbath Elsën e Anën, unë përparësen e kopshtit ku mami më kish qëndisur emrin, Amaris me flokët prerë tek Ornela, artiste, unë me siguri nga mami në ndonjë nga netët kur nuk ish roje në spital, ku me një dorë mbante gërshërën e me tjetrën Mauger-in e frëngjishtes????. Unë flokëzezë e Amaris flokëlajthi. I zerova ngjyrat në bardh e zi, të zbrapsja Amarisin tre dekada e të kapja thelbin...dhe thelbi, syri...syri, ai ngjan.????????

A post shared by Sonila Meço (@sonilameco1) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco