Prezantuesja që premtoi seks oral për ata që votonin kundër referendumit në Itali: ‘Po stërvitem, do të nis një tur nëpër Itali’

Prezantuesja që premtoi seks oral për ata që votonin kundër referendumit në Itali: ‘Po stërvitem, do të nis një tur nëpër Itali’

19:19, 05/12/2016
A+ Aa A-

Një premtim i ngjashëm me atë të Madonës, e cila mbështeti kandidaten Hillari Klinton, gjatë fushatës që i parapriu fitores së Donald Tramp-it. Por Paola Saulinos i ka shkuar ndryshe…

Vajza e spektakleve në Itali ju kishte premtuar seks oral votuesve, që do të shënonin opsionin “jo” në fletën e votimit për referendumin e të dielës.

“Jo”-ja e ndryshimeve kushtetuese ka triumfuar dhe Paola tani duhet të mbajë fjalën. Ajo thotë se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga premtimi dhe do të nisë menjëherë një tur nëpër Itali për përmbushjen e tij.

Ajo ka publikuar datat për disa qytete të mëdha në Itali dhe thotë se ata që do të përfitojnë nga shërbimi i saj seksual do të përzgjidhen pas vëzhgimit të aktivitetit të tyre në rrjetet sociale, për t’u bindur se vërtet kanë qenë kundër ndryshimeve kushtetuese të propozuara në referendum.

“Unë jam një femër që e mban fjalën, për këtë arsye, nëse do të fitojë “Jo”-ja në referendum ju pres në ‘POMPA TOUR’-in për t’ju kënaqur me atë që ju kam premtuar të gjithë atyre që kanë votuar ‘JO’”, ka shkruar Paola Saulino.

“Ndërkohë, unë po stërvitem”, shton ajo.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco