Edhe Anjeza Maja largohet nga ‘Top Channel’, mësoni ku do ta shikoni në vijim

Edhe Anjeza Maja largohet nga ‘Top Channel’, mësoni ku do ta shikoni në vijim

20:48, 15/08/2018
A+ Aa A-

Prej tre vitesh Anjeza Majën e shikojmë si moderatore në ekranin e ‘Top Channel’, në emisionin e mëngjesit ‘Në shtëpinë tonë’.

Pas gjithë sezoneve të suksesshëm, duket se Anjeza e ka ndërprerë kontratën me këtë televizion dhe shumë shpejt do e shohim në një tjetër ekran. Revista ‘Anabel’ shkruan se ajo do të nis një projekt të ri në ‘Klan’.

“Besoj që ishte mjaftueshëm eksperienca me emisionin e paradites. Po, kam diçka me Klan-in por nuk do të jem si prezantuese por si protagoniste. Është më shumë diçka që dua ta bëj për kënaqësi.

Ky është një vit ku dua të merrem me jetën time, seriozisht. Kam një biznes të vogël që po e ndërtoj dhe do të më kërkojë më shumë impenjim. Kështu, televizionin dua ta shijoj këtë vit me dritat e bukura të spektaklit, vetëm kaq.”, – ka thënë Anjeza.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco