FOTO/ Wanda Nara surprizon me rolin e ri, do ‘zbërthejë’ Icardin

FOTO/ Wanda Nara surprizon me rolin e ri, do ‘zbërthejë’ Icardin

10:09, 14/08/2018
A+ Aa A-

Wanda Nara ka shumë gjëra për të thënë, gjithmonë.

Ndaj rrjeti televiziv italian “Mediaset” ka menduar që t’i japë një mundësi bashkëshortes dhe njëkohësisht menaxheres së Mauro Icardit, që të shprehë “talentin” e saj.

Mediat italiane kanë bërë të ditur se që nga javët e ardhshme, Wanda do të jetë në studiot e “Mediaset” për emisionin e njohur “Tiki-Taka”, duke dhënë mendimet e saj mbi futbollin italian dhe ngjarjet e fundit rreth tij.

Tani ajo do jetë jo vetëm menaxhere, por do të japë edhe opinionin e saj se si paraqitet bashkëshorti Mauro Icardi në fushën e lojës.

Image

Alberto Brandi, drejtori i “SportMediaset”, ka konfirmuar se Wanda Nara ishte një personazh që ndiqnin prej kohësh.

“Është e zgjuar, argumenton pa ‘dorashka’, thotë atë mendon dhe funksionin. E kupton futbollin sepse e jeton çdo ditë. Deshëm ta merrnim që në Botëror”, tregoi ai, duke zyrtarizuar kështu afrimin e bashkëshortes së Icardit në këtë rol të ri. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco