Bixhoz me dashurinë/ Planet e Rumit zbulohen nga Zvetlana dhe Zonja Kapur. A do të marrë videon Shivai?

Bixhoz me dashurinë/ Planet e Rumit zbulohen nga Zvetlana dhe Zonja Kapur. A do të marrë videon Shivai?

01:00, 23/07/2018
A+ Aa A-

Shivai i puth dorën Tias dhe xhelozon Anikën. Anika kërcen me një djalë të panjohur. Shivai kërcen me Tian. Për një moment ndërpritet energjia dhe Shivai i merr varësen nga qafa Tias. Në pistën e kërcimit bëhet ndërrimi i partnereve dhe Shivai e Anika kërcejnë bashkë. Shivai i kërkon llogari për djalin që po kërcen. Anika e pyet nëse e shqetëson kjo gjë, Shivai e mohon. Anika i thotë se është e dukshme që e prek kjo gjë, por asnjëri nuk e pranojnë me zë. Rumi arrin të marrë varësen që dëshironte, pa e vënë re Shivai. Anika mëson se varëen ja ka marrë Shivai Tias. Të gjithë marrin vesh se varësja është vjedhur. Shivai kërkon që shtëpia të mbyllet dhe të gjithë të kontrollohen. Pinki i kërkon Anikës që të rreshtohet me punëtorët. Rumi i kërkon Shivait të ndalë kërkimin, ose përndryshe varësja do gjendet në çantën e Anikës. Shivai i huton të gjithë, heq varësen nga çanta e Anikës dhe bën sikur e gjeti në tokë. Anika shikon gjithçka. Shivai i kërkon Tias të bëjë kujdes pasi varësja i ka rënë nga qafa. Ai i kërkon Tias që të mos e vendosë më pasi rrezikon ta humbasë sërish. Shivai i dorëzon sërish varësen Rumit dhe ajo e thërret që të marrë videon. Zonja Kapur zbulon se ka humbur çipin me videon. Ajo dhe Svetlana arrijnë të kapin Rumin, para se ajo të flasë me Shivain.

Shivai kërkon gjithëandej Rumin që është i sigurt se e pa të futej në një nga dhomat e shtëpisë. Svetlana i injekton diçka Rumit në mënyrë që ajo të mos jetë e ndërgjegjshme. Shivai dhe Anika kalojnë një përballje të shëmtuar. Shivai i përplas në fytyrë faktin që po martohet për ti bërë qejfin asaj, por fundja asaj nuk i intereson asgjë. Duke u larguar Shivai i këput asaj byrzylykun, njësoj si dikur. Om dhe Rudra kthehen në shtëpi dhe Shivai lumturohet pafund. Shivai merr përsipër të dorëzojë në një m uze një skulpturë që ka bërë Om. Svetlana e dëgjon dhe thotë se duhet të ndalë atë. Dikush gjendet brenda statujës së Om. Anika shkon në dhomën e Om për të biseduar me Shivain. Ajo i thotë se nuk mban mend se si nisi lidhja e tyre, por dëshiron ta falenderojë për gjithçka, meqënëse nuk do të shihen më pas martesës së tij nesër. Shivai acarohet me të dhe e pyet nëse “faleminderit” është gjithçka që dëshiron ti thotë. Nga acarimi ai godet statujën dhe i thotë Anikës nëse kjo është gjithçka që ka për ti thënë atëherë duhet të largohet menjëherë. Anika ikën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco