Nesër në “Dashuri Bardhë e Zi”/ Asllë dhe Ferhat mësojnë se po presin një...

Nesër në “Dashuri Bardhë e Zi”/ Asllë dhe Ferhat mësojnë se po presin një...

00:07, 23/07/2018
A+ Aa A-

Asllë pranon të divorcohet me Ferhatin dhe ai nxehet. Idil mëson emrin e Azadit. Azad i premton Jeterit se do të gjejë lidhjen mes Xhunijetit dhe Namëkut. Idil shikon Jeterin dhe Azadin sëbashku dhe e kupton se mes tyre ka më shumë se miqësi. Asllë i tregon Esras se do të divorcohet nga Ferhat. Ferhat vazhdon të ndjekë Asllënë. Xhunijet i premton Azadit bashkëpunim kundër Namëkut nëse ai e punëson në çifligun e tij. Hylja i qëndron pranë Dilsizit. Shoferi i Asllësë nget makinën me shumë shpejtësi për të bërë gara me Ferhatin. Ai bën aksident para syve të Ferhatit.

Ferhat nxjerr Asllënë nga makina dhe e dërgon atë në spital. Azad mashtron Xunijetin duke i ofruar ushqim dhe punë. Xhunijet i rrëfen Azadit se Namëk dëshiron të heqë qafe Asllënë, në mënyrë që të përdorë Ferhatin siç dëshiron. Azad mëson se Ozgyri është rrëmbyer me urdhër të Namëkut. Ferhat është i trembur për gjendjen shëndetësore të Asllësë. Idil mashtron Handanin duke i thënë se nuk ka mësuar asgjë rreth Jeterit. Mes Handanit dhe Idilit nis një luftë e ftohtë se kush është zonja e shtëpisë. Asllë ka pësuar vetëm dëme të vogla shëndetësore.

Idil kërkon rreth të shkuarës së Azadit. Ferhat i flet Asllësë në gjumë duke i thënë se po ndahet prej saj pasi kjo është gjëja më e duhur për të. Xhunijet i tregon Azadit se ekziston një USB me sekretet e Namëkut. Asllë nuk e lejon Ferhatin të kujdeset për të. Doktori i jep lajmin Asllësë dhe Ferhatit se janë në pritje të një fëmije. Ferhat i thotë Asllësë se duhet të abortojë fëmijën dhe Asllë e mbështet. Ferhat mendon se Asllë e ka fshehur shtatzaninë prej tij. Dikush ndjek pas Asllënë dhe Ferhatin. Idil i tregon Jeterit se e di për Azadin dhe vendosën t’i tregojë Namëkut.

Asllë lëndon Ferhatin duke i thënë se nuk do të ketë një fëmi me një vrasës. Ferhatin dërgon Asllënë në polici dhe i kërkon asaj që të dëshmojë kundër tij siç e kishte kërcënuar kur ata u martua në fillim. Asllë nuk arrin të dëshmojë kundër Ferhatit. Ferhat rikthen Asllënë në vilë pa dëshirën e saj.  Jeter kërcënon Idilin dhe Namëk e dëgjon. Idil i kërkon Namëkut të martohen. Ferhat rifillon t’i japë urdhëra Asllësë. Ai është i pavendosur mbi faktin nëse e dëshiron e një fëmi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco