‘Telenovelë dashurie’ te Belgjika, Courtois i zuri të dashurën shokut të ekipit

‘Telenovelë dashurie’ te Belgjika, Courtois i zuri të dashurën shokut të ekipit

21:30, 22/07/2018
A+ Aa A-

Belgjika, që doli në vendin e tretë në Kampionatin Botëror, ka edhe një histori jashtë fushe, e gjitha për t’u treguar.

Protagonistët e kësaj “telenovele dashurie” janë portieri Thibaut Courtois dhe mesfushori Kevin De Bruyne, të cilët kanë folur sërish me njëri-tjetrin vetëm në ditët e para të grumbullimit në Rusi.

Arsyeja e “zënkës” mes tyre ka qenë një femër, Caroline Lijnen. Mëria zgjati plot katër vjet!

Lijnen ka qenë e dashura e De Bruyne për dy vjet, por çifti është ndarë në fund të vitit 2014.

Pak muaj më pas ajo u lidh me atë që është i dashuri aktual Courtois.

“Ai më ka bërë të ndihem e rëndësishme si nuk kishte ndodhur asnjëherë në jetën time”, ishin fjalët e bukuroshes për një gazetë rozë në Belgjikë.

Kjo mjaftoi për të prishur një shoqëri që tani ka rilindur sërish.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco