VIDEO/ Bebe Rexha publikon këngën ‘I'm A Mess’, shqiptarja shpërthyese në klipin e ri

VIDEO/ Bebe Rexha publikon këngën ‘I'm A Mess’, shqiptarja shpërthyese në klipin e ri

20:02, 19/07/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur shqiptare ka një muaj që ka publikuar albumin e saj më të ri “Expectations”. Në këtë album, ajo ka sjell plot këngë të reja dhe unike, të cilat janë punuar nga vet ajo.

Për publikimin e tyre, artistja shqiptare me famë botërore ka menduar një version të veçantë, duke i publikuar secilën prej tyre në versionin e animuar në YouTube.

Sot ajo ka publikuar këngë e saj më të re “I’m a mess” me videoklip, që është pa dyshim një ndër këngët më të spikatura dhe të pëlqyera të albumit.

Dhe si çdo herë tjetër, edhe këtë radhë Bebe Rexha nuk na zhgënjeu!

Ajo vjen me një pamje tërheqëse dhe performancë të veçantë në klip, duke iu përshtatur në maksimum energjisë që transmeton kënga.

“Expectations” është aktualisht ndër albumet më të shitura në tregun ndërkombëtar, dhe “I’m a mess” radhitet ndër këngët më hit të momentit.

Duket se këtë vit, Bebe Rexha ka vendosur që të shpalosë të gjitha vlerat e vërteta si artiste, duke shpërthyer me projekte të reja dhe unike në treg

Bebe Rexha së fundmi është nominuar në VMA në kategorinë “Bashkëpunimi më i mirë” me “Ment to be”, një projekt i përbashkët me grupin e muzikës country “Florida Georgia Line”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco