FOTO/ Fansja gjakos aktorin e njohur turk, burri i saj u thyen dhëmbët! Ja arsyeja...!

FOTO/ Fansja gjakos aktorin e njohur turk, burri i saj u thyen dhëmbët! Ja arsyeja...!

19:18, 19/07/2018
A+ Aa A-

Aktori i famshëm turk Nejat Isler i njohur në Shqipëri në serialin “Hakmarrje”, ka pësuar një incident të pakëndshëm. Refuzimi i kërkesës së një fanseje për të shkrepur një foto bashkë, mësohet se i ka kushtuar shtrenjtë aktorit.

Për këtë arsye, bashkëshorti i fanses ka marrë hov drejt tij, duke e dhunuar dhe i thyer një dhëmb. Ai e ka gjakosur aktorin, të cilit më pas ka patur edhe gjendje të fikëti.

Kanë qenë miqtë e tij, që e kanë dërguar në spital, ku ka marrë mjekimin e duhur. Ndërkohë fotografitë e aktorit në gjak dhe me një dhemb të thyer pas sulmit janë publikuar nga agjencia turke e lajmeve “IHA”.

Kjo e fundit shkruan, se incidenti ka ndodhur në bregdetin e Bodrumit, ku aktori është zhvendosur që pas problemeve të rënda shëndetësore, që e detyruan të hiqte dorë nga aktrimi për një periudhë të gjatë kohore.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco