Sezoni i udhëtimit tashmë është në aktivitet të plotë në të gjithë botën, sidomos në SHBA, gjë që do të thotë se hapësirat e rrjetit social Instagram po mbushen me foto epike dhe hashtagë të reja, por tejet kreativë.
Dhe ndërkohë që dimri mund të jetë stina frymëzuese pranë zjarreve ose në restorantet e këndshme, vera është koha për të dalë jashtë dhe për t’u larguar nga qytetet tona në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në këtë shkrim do të keni mundësinë të shikoni fotot disa nga vendeve më të bukura dhe më të pëlqyera të qyteteve amerikane në Instagram.
Sigurisht, Times Square në Nju Jork ose Ura e Bruklinit në San Francisko mund të jenë disa nga vendet më të pëlqyera në këtë rrejte sociale, por kjo nuk do të thotë se ata janë më të mirët.
Në vend të kësaj, ekspertët tanë zgjodhën murale të gjalla, shkallë të pikturuara dhe ura piktoreske si vendet e tyre të preferuara të Instagram.
Disa janë ndërtesa të mirënjohura, ku ende mund të bëni një foto të mirë pavarësisht turistëve të shumtë, por mund të qenë edhe shumë vende të tjera të bukura, ku të shkrepni foto dhe t’u bëni përshtypje miqve tuaj.
Të gjitha 16 zgjedhjet tona janë pikat e fotografimit që mund t’ia shtoni listës tuaj të udhëtimit dhe më pas edhe koleksionit të fotografive në IG.
Përgatiti: SYRI.net
Edgewood Avenue në Atlanta
HOPE Outdoor Gallery në Austin
Acorn Street në Boston
The Franklin Street Bridge në Chicago
Eastern Market në Detroit
The Montauk Lighthouse në the Hamptons
Urban Light dhe LACMA në Los Angeles
Washington Street në Brooklyn
The Fountain Street Steps në Philadelphia
Lilac Alley në San Francisco
Freeway Park Fountain në Seattle
The Seventh Ward në Nju Orleans
Wynwood Walls në Miami
Union Station në Denver
Sabine Promenade në Houston
The Salk Institute of Biological Studies në San Diego
© SYRI.net