FOTO/ Kush është Georgina Rodriguez – gjithçka që duhet të dini për të dashurën e Ronaldos

FOTO/ Kush është Georgina Rodriguez – gjithçka që duhet të dini për të dashurën e Ronaldos

21:48, 18/07/2018
A+ Aa A-

Cristiano Ronaldo e bën pjesën më të madhe të jetës së tij i monitoruar nga syri i publikut, mirëpo ai ka qëndruar relativisht sekret për lidhjet e tij romantike që kurse u bë futbollist i famshëm.

Një nga lidhjet më të përfolura të tij ka qenë ajo me modelen ruse, Irina Shayk, me të cilën kaloi pesë vite, ndërsa u nda në janar të vitit 2015. Motra e futbollistit e kishte përshkruar si shumë të rëndë këtë ndarje, madje kishte thënë “si një vdekje”.

Image

Irina Shayk dhe Cristiano Ronaldo

Superylli i Juventusit është lidhur me shumë femra që atëherë, por në vitin e kaluar u bë e ditur se spanjollja Georgina Rodriguez është zyrtarisht e dashura e portugezit.

Prezenca e saj në shumë ceremoni të ndarjes së çmimeve, si ajo e FIFA-s, e konfirmoi lidhjen e tyre, ndërsa bukuroshja tashmë është pjesë e familjes së CR7, duke qenë nëna e vajzës së tij më të vogël.

Image

Kush është Georgina Rodriguez

Sipas The Sun, Georgina ka origjinë nga qyteti Jaca, në verilindje të Spanjës. Ky qytet ka rreth 13.000 banorë dhe është në afërsi të kufirit me Francën, 450 kilometra larg Madridit.

Në qytetin e saj të lindjes kishte punuar si kameriere para se të vendosej në një familje në Bristol të Anglisë, si kujdestare fëmijësh. Ndërsa para se të njihej me Ronaldon ka punuar si shitëse në një dyqan të Guccit në Madrid.

Rodriguez është edhe kërcimtare, mirëpo nga momenti që është lidhur me Ronaldon dëshiron të ndjekë një karrierë si modele, pasi tashmë është bërë e famshme.

Image

Si u takua me Ronaldon

Sipas thashethemeve, Cristiano e kishte parë bukuroshen për herë të parë në zonën VIP të një evenimenti të Dolce & Gabbana në Madrid, edhe pse nuk dihet saktësisht, se si ka nisur lidhja ndërmjet tyre.

Që atëherë ka vazhduar romanca mes tyre, ndërsa në vitin e kaluar kishin nisur të fotografohen bashkë nga paparacët. Momenti, kur lidhja e tyre u bë temë në media, ishte nëntorin e kaluar, kur ishte fotografuar në Disneyland Paris me paruke dhe me syze, për të mos u njohur.

Amor infinito ????

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Që atëherë, 24-vjeçarja është parë rregullisht në tribuna gjatë ndeshjeve të Real Madridit, po ashtu edhe në ceremonitë e ndarjes së çmimeve, me futbollistin, nënën dhe djalin e tij.

Image

E ardhmja me Ronaldon

Lidhja me Georginan është lidhja më serioze, që ka pasur Ronaldo që prej ndarjes nga Irina. Për më shumë, Rodriguez është nëna e vajzës së vogël të portugezit, që është fëmija i tyre i parë i përbashkët dhe i katërti i 32-vjeçarit.

???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ???? ????????

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Bukuroshja ka raporte shumë të mirë me djalin e madh të lojtarit, Cristiano Jr, si edhe me nënën e Ronaldos, Dolores. Identiteti i nënës biologjike të Cristiano Jr ka mbetur i fshehtë, që nga lindja e tij, në vitin 2010 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Georgina është shumë e përfshirë në jetën e familjes së Ronaldos, sidomos me fëmijët e tij, me të cilët fotografohet rregullisht.

L o v e

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Çifti nuk e ka fshehur dashurinë asnjëherë, ndërsa Rodriguez shpesh ka bërë edhe postime romantike për partnerin e saj.

Që nga transferimi i Ronaldos te Juventusi, është bërë e ditur se edhe e dashura e tij do të zhvendoset për të jetuar në Torino.

Muchos éxitos, mi amor ?? @cristiano #juventus

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

Natyrisht që portugezi dëshiron më shumë fëmijë me të dashurën e tij në të ardhmen, ndërsa hapi më logjik i radhës duhet të jetë martesa e tyre. Sidoqoftë, duhet të presim dhe të shohim.

Image

Pjesëmarrja e Georginas në ndeshjet e Ronaldos

Georgina është parë në shumë ndeshje të Real Madridit, zakonisht e ulur afër djalit të Ronaldos.

Ajo ka hyrë edhe në fushë për ta festuar triumfin e Cristianos në Ligën e Kampionëve.

Gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, ajo ka qenë e pranishme në stadium gjatë ndeshjeve të Portugalisë, duke bërë tifo për të dashurin e saj.

Në ndeshjen e fundit në grup kundër Iranit, Georgina kishte publikuar një fotografi të sajën me fanellën e Ronaldos me numrin 7 me përshkrimin: “Jepi Cristiano. Të duam”.

Buen día ????????

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco