FOTO/ Era Istrefi në krahët e Ronaldinhos gjatë provave të fundit para performancës në Rusi

FOTO/ Era Istrefi në krahët e Ronaldinhos gjatë provave të fundit para performancës në Rusi

23:00, 14/07/2018
A+ Aa A-

Vetëm pak orë e ndajnë këngëtaren e njohur shqiptare, Era Istrefi, nga performanca e saj në finalen e Botërorit “Russia 2018”.

Era ka mbërritur në Rusi prej disa ditësh së bashku me Ëill Smith dhe Nicky Jam, me të cilët edhe këndon këngën zyrtare të Botërorit. Atje ata kanë mbajtur edhe një konferencë shtypi.

Ndërkohë që sot këngëtarja e talentuar shqiptare ka zhvilluar edhe provat e fundit përpara performancë së nesërme, e cila do të mbahet pikërisht në ceremoninë përmbyllëse të evenimentit më të rëndësishëm në glob për sa i përket futbollit, shkruan Syri.net.

Por disa foto të publikuara në rrjetet sociale, na kanë zbuluar se sot Era është takuar edhe me një prej yjeve më të mëdhenj të futbollit të fiteve të fundit, brazilianin Ronaldinho.

 Këngëtarja nuk e ka humbur rastin që të shkrepë një foto edhe me ish-yllin e Barcelonës, Milanit e PSG-së, të cilin shqiptarja e ka falënderuar publikisht për faktin që ai e ka shoqëruar në prova. /SYRI.net/

A happy rehearsals day?????????????????????Thank you @ronaldinho for joining us

A post shared by Era (@eraistrefi) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco