Vrasja e reperit, arrestohet një tjetër i dyshuar

Vrasja e reperit, arrestohet një tjetër i dyshuar

01:44, 13/07/2018
A+ Aa A-

Një person i dytë është arrestuar për vrasjen e reperit XXXTentacion.

Michael Boatëright, 22-vjeç, u arrestua më 5 korrik për drogë dhe më 10 korrik u akuzua për vrasje të shkallës së parë.

Boatëright ndodhej në paraburgim kur polica e akuzoi për vrasjen e reperit në Florida muajin e kaluar.

XXXTentacion, emri i vërtetë i së cilit është Jahseh Onfroy, u qëllua më 18 qershor dhe vdiq në spital.

Ai po dilte nga një dyqan motorik kur dy të rinj iu afruan.

Të dy ishin të maskuar dhe të armatosur kur iu afruan për ta grabitur sipas Detektivit John Cucio. Njëri prej tyre e qëlloi reperit dhe më pas u larguan nga skena me një SUV.

Arrestimi i fundit vjen pas i dyshuari i tjetër Dedrick D. Ëilliams, 22 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë më 20 qershor. Atij iu është mohuar lirimi me kusht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco