FOTO/ ‘Bisha që terrorizoi serbo-rusët’, Capital T publikon bisedën me Shaqirin

FOTO/ ‘Bisha që terrorizoi serbo-rusët’, Capital T publikon bisedën me Shaqirin

15:32, 23/06/2018
A+ Aa A-

Mbrëmja e djeshme ishte shumë emocionuese për miliona shqiptarë.

Fitorja e Zvicrës ndaj Serbisë në rezultat 2-1, falë dy golave spektakolarë të shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Pas kësaj fitore, statuset dhe komentet e shumta shpërthyen gjithandej në rrjetet sociale me fjalë nga më të mirët për djemtë shqiptarë.

Ishte këngëtarja Rita Ora ajo e cila filloi t’i ndjekë të dy sportistët në rrjetin social Instagram.

Ndërkohë sot reperi Capital T publikoi një fotografi në InstaStory, ku ka shfaqur momentin teksa ka biseduar me Shaqirin pak pas përfundimit të ndeshjes.

‘Bisha që terrorizoi serbo-rusë’, ka shkruar Kapo në mbishkrimin e fotografisë, duke iu referuar kështu faktit që Shaqiri dha një gol të mrekullueshëm në ndeshjen e mbrëmshme.

Xherdani dhe Capital T kanë një miqësi prej vitesh dhe shpesh takohen gjatë udhëtimeve të Kapos në Zvicër.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco