Bashkëshorti i saj bëri histori në futboll, ja si e përjetoi Leonita Xhaka suksesin e djeshëm

Bashkëshorti i saj bëri histori në futboll, ja si e përjetoi Leonita Xhaka suksesin e djeshëm

14:13, 23/06/2018
A+ Aa A-

Vijon të mbetet tema e diskutimit të çdo bisede dhe çdo tryeze ende sot! Ndeshja e djeshme, midis Zvicrës dhe Serbisë, në Kampionatin Botëror të Futbollit për këtë vit, me siguri që do të mbetet gjatë në mendjet e dashamirësve të sportit, por edhe tifozëve të shumtë të të dy skuadrave.

Futbollistët shqiptarë që luajnë për fanellën e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan dy gola kundër skuadrës së Serbisë, duke i dhuruar fitoren skuadrës së tyre.  

Dhe si e tillë, trofetë nuk gëzohen vetëm! Sukseset ndahen me njerëzit më pranë zemrës dhe vetes. Kështu, ka qenë bashkëshortja simpatike e Granitit, Leonita e cila e entuziasmuar ka postuar në instagram mënyrën e saj të ngazëllimit post fitores.

E veshur me fanellën e të shoqit që mban numrin 10 si edhe me muzikë shqiptare në sfond, Leonita e ka shijuar në maksimum këtë fitore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco