Venera Lumani një nuse me atlete?!

Venera Lumani një nuse me atlete?!

08:38, 23/06/2018
A+ Aa A-

Dje në #thuajemepepsi u fol për dashuri, për propozimet më të bukura dhe më të çmendura që janë bërë ndonjëherë nëpër botë dhe sigurisht të ftuar kishim Venera Lumanin e cila sapo ka marrë propozimin e ëndrrave të saj.

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga momenti kur këngëtarja e famshme i tha ‘Po’ propozimit për martesë të partnerit të saj prej 5 vitesh, Lind Islami.

Ata janë një ndër çiftet më simpatik të showbiz-it shqiptar të cilët kudo shfaqen bashkë duke mos u shkëputur asnjëherë nga njëri-tjetri dhe duhet të theksojmë se ëmbëlsia në çift është ajo që i karakterizon më së miri.

Për herë të parë Venera na ka zbuluar emocionet e momentit të propozimit në Barcelonë dhe dukej qartë nga zëri që i dridhej në radio që ajo nuk ishte aspak në dijeni se atë ditë do të vendoste unazën e diamantit në gisht.

Bukuroshja u shpreh se ai ishte një moment ëndrrash nga i cili ende nuk është zgjuar. Sa i përket dasmës, ajo tregoi se momentalisht nuk do të ketë një të tillë pasi gjatë verës ata do të jenë të angazhuar me koncerte në të gjithë Shqipërinë.

Duke qenë se është një ndër ato vajza me një stil e ‘look’ të veçantë, vështirë se Venerën e mendojmë të veshur si një nuse klasike në ceremoninë e dasmës së saj.

Gjatë kohës kur po bënte humor me Dojnën duke folur për dasmën e ardhshme, Venera tha se nuk duhet ta përjashtojmë mundësinë që ajo në vend të këpucëve klasike, të veshë atlete. Kjo mbetet për t’u parë kur të nisin organizimet për martesën e saj me Lindin, megjithëse siç theksoi edhe Dojna, e veshur kështu, Venera do të ishte nusja më ‘cool’ në qytet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco