Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

‘Jam posesive, dua t’i kem gjërat nën kontroll’, Ana Lika rrëfen arsyen pse u nda nga i dashuri

‘Jam posesive, dua t’i kem gjërat nën kontroll’, Ana Lika rrëfen arsyen pse u nda nga i dashuri

22:16, 22/06/2018
A+ Aa A-

Aktorja e njohur shqiptare, Anna Lika ka rrëfyer disa detaje mbi jetën e saj personale teksa ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”.

Gjatë intervistës që po zhvillonte, Çani e pyeti atë nëse qan më kur mendon për ish të dashurin e parë, me të cilin kishte vite që ishte e lidhur. Ajo e mohuar këtë gjë, ndërkohë që ka thënë se ai e ka bërë bllok në rrjetet sociale.

“Pra me pak fjalë, ti je xheloze Anna?“, e ka pyetur atë Çani. Anna e ka pohuar këtë gjë, duke thënë se nuk është xheloze vetëm kur bie fjala me partnerin, por edhe për shoqet dhe njerëzit e tjerë që e rrethojnë.

“Unë e kam dhe tek shoqëria, jam xheloze në tërësi. Bëhem xheloze dhe kur një shoqe më thotë të dalim në kafe me një gocë tjetër. Dua që njerëzit t’i kem afër gjatë gjithë kohës. Jam posesive. Dua ti kem gjërat nën kontroll”, u shpreh ajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco