Kosova tenton prapë të marrë pjesë në Eurovision

Kosova tenton prapë të marrë pjesë në Eurovision

12:38, 22/06/2018
A+ Aa A-

Radio Televizioni i Kosovës ka prezantuar edhe njëherë argumentet se pse duhet të jetë pjesë e EBU – Unionit të Transmetuesve Evropianë.

Përfaqësuesit nga ky televizion janë takuar me përfaqësuesit e EBU ku kanë shprehur dëshirën për një anëtarësim në këtë institucion.

Ata kanë marrë premtimin se janë në agjendë në takimin e radhës kur mund të vendoset për fatin e televizionit publik në EBU.

Në anën tjetër, një anëtarësim në EBU do të nënkuptonte edhe pjesëmarrjen e Kosovës në Eurovizionin e vitit tjetër, në Izrael. / KultPlus.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco