Emina Çunmulaj shpërthen ndaj priftit 'Je i sëmurë, po të isha unë do të t'i thyeja turinjtë'

Emina Çunmulaj shpërthen ndaj priftit 'Je i sëmurë, po të isha unë do të t'i thyeja turinjtë'

12:14, 22/06/2018
A+ Aa A-

Prej disa orësh në rrjetet sociale dhe Youtube po qarkullon një video e pazakontë që ka shkaktuar një valë zemërimi dhe indinjate tek të gjithë ata që e kanë parë, midis tyre edhe modelja e njohur Emina Çunmulaj. Në videon amatore, që me siguri është realizuar nga një prej të pranishmëve në sallë, shfaqet një prift i moshuar i cili dhunon një fëmijë të vogël gjatë ceremonisë së pagëzimit.

Nuk dihen ende asnjë e dhënë se ku mund të jetë realizuar videoja, edhe pse gjuha e përdorur të bën mendosh që bëhet fjalë për një vend frankofon. Në pamundësi për ta bërë të pushonte djalin e vogël, prifti i gjuan me shuplakë, madje edhe në momentin që babai i djalit përpiqet ta marrë në krahë, ai nuk e lëshon dhe i ka thonjtë të ngulur në faqen e tij.

Kaq ka mjaftuar modelja e njohur, e cila sot feston edhe 3-vjetorin e martesës , të reagojë në llogarinë e saj në Instagram rreth kësaj videoje skandaloze. '' Do i gjuaja një grusht të mirë dhe do ia thyeja turinjtë. Kjo është çmenduri, më vjen për të vjellë."- shkruan Emina e inatosur në videon ku prifti godet fëmijën e më pas e afron për ta përqafuar. Po ju ç'mendim keni, a ju duket normale ky veprim?

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco