Kastro Zizo dasmë këtë vit?

Kastro Zizo dasmë këtë vit?

10:33, 22/06/2018
A+ Aa A-

Kohët e fundit emri i tij nuk ka qenë prezent nëpër portale a media të ndryshme. E ndërsa në karrierën e Kastro Zizos nuk dimë se ç’plane ka, mesa duket sa i përket jetës private, artisti kontravers paska alamet planesh.

Pasi e pamë pak ditë më parë, teksa po i vendoste unazën në gisht bukuroshes Kristina Skurra (Miss Shqipëria 2017), foto kjo që habiti jo pak ndjekësit, pasi mesa duket Kastro dhe Kristina e kanë mbajtur hermetikisht të mbyllur këtë lidhje, duket se hapi i radhës do të vijë shumë shpejt.

Po, po pas unazës vjen martesa dhe me gjasë Kastro do të jetë një dhëndër brenda këtij viti. Në një intervistë të dhënë për Panorama Plus, këngëtari ka treguar për marrëdhënien me Kristininën, ku ai rrëfeu se janë njohur në spektaklin Miss Shqipëria 2017, ku Zizo prezantonte ndërsa bukuroshja Kristinë ishte konkurrente.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco