Kush është trajneri që postoi foton e tifozeve shqiptare?

Kush është trajneri që postoi foton e tifozeve shqiptare?

10:26, 22/06/2018
A+ Aa A-

Nëse ka tifozë të zhgënjyer dhe të pakënaqur në këtë Botëror, ata janë shqiptarët. Jo vetëm për Kombëtaren Shqiptare, me gjithë përpjekjet e saj për të qenë pjesë e eventit më të madh sportive në botë, por edhe për atë italiane, e cila, siç dihet, i ka të shumtë tifozët shqiptarë.

Por mungesa, me sa duket, këtë herë nuk ndihet vetëm në fushë, edhe në stadium. Fotoja e famshme e dy bukurosheve shqiptare, të cilat rrëmbyen zemrat e të gjithëve në Europian, dy vjet më parë, ka bërë për vete edhe përfaqësues të futbollit.

Një prej tyre është edhe trajneri i Liverpulit, Jurgen Klopp, i cili dje  ka postuar një foto të Rike Roçit dhe Irid Oxa-s, nga stadiumi, duke bërë shqiponjën me duar. Bukuroshe, seksi, ashtu siç tërhoqën vëmendjen e të gjithëve, paskan tërhequr edhe vëmendjen e trajnerit të njohur: “Ja pse na mungon Shqipëria në këtë Botëror”, – shkruan Kloop në Facebook-un e tij.

Ka dyshime që kjo faqe mund të mos jetë faqja origjinale e Klopp, por edhe nëse është kështu, sërish ne na bëhet qejfi. Shqipëria, gjithsesi, nuk duhet të mungojë në Botërorët e tjerë. Dhe jo vetëm në stadium. As në fushë….

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco