Selena Gomez, horror dhe lakuriq në vaskë

Selena Gomez, horror dhe lakuriq në vaskë

08:54, 22/06/2018
A+ Aa A-

Selena Gomez sërish është në qendër të vëmendjes së mediave rozë ndërkombëtare.

Ajo u përfol për shumë kohë rreth projektit muzikor ‘Fetish’, për të cilin mori shumë komente negative.

Ajo bashkëpunoi me Petra Kollins, me të cilën ka vendosur të sjellë duket se një version tjetër të këngës.

Rrjeti social Instagram ka lansuar së fundi opsionin e xhirimit të storieve të ndryshme, gjersa Petra ka qenë e para që ka zbuluar disa skena horrori të këngëtares 25-vjeçare.

Skena është titulluar “Një histori dashurie” dhe e shfaq lakuriq Gomezin duke u larë në vaskë ndërsa në trup kishte një maskë që ngjante me fytyrë njeriu.

Nuk dihet ende nëse po punohet për një projekt të ri muzikor, pasi kanë kaluar vetëm pak ditë që kur Selena solli në treg “Back to you.”

Ndryshe, këngëtarja këtë vit do të ketë një numër të madh të koncerteve anembanë botës.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco