Bjonde apo Brune, ja çfarë zgjedhin meshkujt

Bjonde apo Brune, ja çfarë zgjedhin meshkujt

01:45, 22/06/2018
A+ Aa A-

Nocioni që bjondet argëtohen më shumë është një mit i vjetër.

Megjithatë, hulumtimet kanë zbuluar se ngjyra e flokëve mund të ndikojë në mënyrën se si femrat konsiderohen nga gjinia e kundërt në aspektin e atraktivitetit, rinisë dhe shëndetit të përgjithshëm.

Psikologët nga Universiteti Augsburg në Minesota kohët e fundit kryen një studim për të përcaktuar se deri në çfarë mase ngjyra e flokëve të femrave mund të ndikojë në mënyrën se si ato perceptohen nga burrat.

Një grupi me 110 pjesëmarrës meshkuj j’u paraqitën imazhe kompjuterike nga gra me flokë bjonde ose të zeza.

Studimi zbuloi se shumica e meshkujve në përgjithësi do të shoqëroheshin më shumë me femrat që i kanë flokët ngjyrë të hapur dhe duken më rinore dhe tërheqëse në krahasim me femrat me flokë të errët.

Për më tepër, gratë bjonde zakonisht konsideroheshin se kishin potencial më të madh si partnere romantike dhe me aftësi prindërore më të mira se ato me flokë të zeza.

Studiuesit përfunduan: "Këto rezultate sugjerojnë se meshkujt janë në gjendje të bëjnë gjykime komplekse rreth grave në lidhje me marrëdhënien e tyre të dëshirueshme dhe potencialin prindëror bazuar në karakteristika të dallueshme si ngjyra e flokëve dhe gjatësia".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco