Në rolin e zonjës së parë, ja si u duk Bora Meta gjatë një takimi diplomatik

Në rolin e zonjës së parë, ja si u duk Bora Meta gjatë një takimi diplomatik

19:44, 21/06/2018
A+ Aa A-

Në kuadër të vizitës zyrtare në Hungari, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, u prit në një takim edhe nga Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë e shumë miqësore.

Presidenti Meta i shprehu mirënjohjen Kryeministrit Orbán për mbështetjen domethënëse e pa rezerva që ai i ka dhënë Shqipërisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Por ajo që ra në sy është se vajzat e Presidentit Meta, kishte marrë në këtë takim diplomatik rolin e Zonjës së Parë. Bora ka shoqëruar babain e saj Prsidentin Ilir Meta, dhe nga fotot shihet të jetë bërë pjesë e bisedimeve me kryeministrin e Hungarisë.

E veshur me një fustan në pastel (bojqielli i lehtë), të mbyllur e me mëngë treçerekëshe, Bora është dukur sa serioze aq edhe zyrtare duke iu përshtatur këtij takimi diplomatik.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco