Pas vdekjes së XXXTentacion, rriten shitjet e muzikës së tij

Pas vdekjes së XXXTentacion, rriten shitjet e muzikës së tij

08:13, 21/06/2018
A+ Aa A-

Muzika e XXXTentacion ka shënuar një ngritje prej 1,603% në shitje, pas vdekjes tragjike të reperit të hënën.

Ai u vra nga dy persona teksa po largohej nga një dyqan motoçikletash në Fort Lauderdale të Floridës.

Ndërkaq tani, sipas Nielsen Music, muzika e reperit ka shënuar një ngritje prej 1,603% e që vjen nga shitja e albumeve dhe këngëve digjitale.

Nga dy mijë që ishin shitur më 17 qershor, ato u rritën në 33 mijë kopje më 18 qershor.

Kënga e tij më e shitur, “Sad”, ka shitur gjashtë mijë kopje, përderisa një ditë më parë kishte shitur vetëm një mijë sosh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco