FOTO/ Drake 'çmendet' pas fotografive seksi të Nicki Minaj

FOTO/ Drake 'çmendet' pas fotografive seksi të Nicki Minaj

01:39, 20/06/2018
A+ Aa A-

Reperi Drake është i mahnitur nga seti i ri fotografik nga Nicki Minaj dhe po mendon një rikthim me të. 31-vjecari nuk mund ti rezistojë pamjes seksi të këngëtares së famshme dhe mundësia e dytë për një romancë me të nuk është e pamundur.

“Drake po cmendet nga kopertina e albumit të Nicki Minaj, është tepër i mahnitur nga trupi i saj. Ai do të donte një rikthim me të. Ajo duket më mirë se kurrë dhe ai do ta shijojë këtë. Drake nuk flet me Nickin tani, por fakti që ajo e mbrojti në grindjen që pati me reperin Pusha T ishte dicka me rëndësi. Ai nuk do ta harrojë këtë dhe fotografitë e reja të saj pasi i adhuron”, tha një mik i afërt me reperin.

Historia e Nicki Minaj dhe Drake nuk është zbuluar kurrë, por ka patur gjithnjë spekulime se mes tyre ka patur romancë që tashmë ka përfunduar.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco