FOTO/ Moderatorja e njohur flet për largimin nga Vizion Plus për në Top Channel

FOTO/ Moderatorja e njohur flet për largimin nga Vizion Plus për në Top Channel

22:08, 19/06/2018
A+ Aa A-

Së fundmi televizionet shqiptare janë përfshirë nga një lëvizje e vrullshme e gazetarëve duke kaluar nga njëri televizion te tjetri.

Para disa ditësh u përfol se edhe moderatorja e njohur Anila Çela do të braktiste ekranin e “Vizion Plus” dhe do të zhvendosej në televizionin “Top Channel”.

Image

Madje të njëjtat burime thanë se Anila do të merrte drejtimin e emisionit “Pasdite në Top Channel”, duke zëvendësuar kështu gazetaren Juli Krisafi.

Pas këtyre thashetheme Anila Çela është prononcuar për herë të parë për “Prive”. Ajo nuk e ka konfirmuar lajmin se do të largohet nga “Vizion Plus”, dhe ka thënë se momentalisht nuk do të tregojë asgjë për planet e së ardhmes.

“Aktualisht nuk do doja të jepja informacione mbi planet e vazhdimësisë së punës në televizion. Nëse do të kem lajme që dua ti ndaj me publikun do informoj”, është shprehur Anila.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco