Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Pas përfundimit të emisionit në ‘Vizon+’, Rudina Xhunga rikthehet sërish në ...

Pas përfundimit të emisionit në ‘Vizon+’, Rudina Xhunga rikthehet sërish në ...

14:26, 19/06/2018
A+ Aa A-

Përpara disa vitesh, Rudina Xhunga ishte një nga figurat kreysore në ‘Top Channel’ me emisionin e saj ‘Shqip’, i cili prekte tema nga më të ndryshmet, por kryesisht ato politike. Por pas një moderimi të suksesshëm në këtë televizon, Rudina Xhunga u shfaq në ekranin e ‘Vizion Plus’.

Megjthatë pas dy vitesh në drejtimin e emisionit ‘Dritare’, gazetarja hoqi dorë edhe nga ‘Vizon Plus’. Pak kohë më parë u përfol se ajo mund të niste një punë të re në televizionin tjetër, ‘Klan’, megjithatë vetë Rudina nuk konfirmoi asgjë.

Por duket se gazetarja do t’i rikthehet sërish televizionit që e bëri si fillim shumë të njohur. Disa burime pranë ‘Top Channel’ kanë treguar për revista ‘Bordo’ se Xhunga do të rinisë punën në këtë televizion.

Thuhet se ajo mund të zëvëndësojë Ylli Rakipin dhe emisionin e tij ‘Të paekspozuarit’. Duket se gara e këtij sezoni televiziv për të tërhequr figurat më të njohura të ekranit, do të jetë më e fortë se kurrë më parë.  /revistawho.com

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco