Gent Zenelaj i përgjigjet ashpër Erion Isait: Mos u bëj marionete. Po gëlltitë gjëra që nuk duhen

Gent Zenelaj i përgjigjet ashpër Erion Isait: Mos u bëj marionete. Po gëlltitë gjëra që nuk duhen

13:04, 19/06/2018
A+ Aa A-

Çështja e teatrit ka futur në sherr shumë aktorë njëri më tjetrin, një ndër ta janë edhe dy kolegët Gentian Zenelaj dhe Erion Isai.

Ky ifundit mbrëmjen e djeshme bëri një postim në rrjetet sociale ku deklaroi së është pro ndërtimit të teatrit të ri.

Genti  ia “qendis” kolegut të tij tashmë drejtor Erion Isait lidhur me reagimin e këtij të fundit për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Zenelaj e këshillon drejtorin e Teatrit të Kukullave të mos bëhet “marionetë” ndërsa i kthehet edhe për etiketimet që Isai i ka bërë aktorëve të mëdhenj si Robert Ndrenika e Mirush Kabashi.

'Për Erion Isain dhe të tjerë:
Po pija kafen e paraprovave Erion dhe lexova ato rreshta qe ke shkruar për situatën e teatrit..Me ra në sy krahasimi që i bën kolegëve të tu me minjtë e teatrit..pastaj i quajte mitingarë ..partiakë....zhurmanjosë etj etj...në fillim u revoltova pastaj piva edhe nje kafe tjeter dhe vendosa të shkruaj dy rreshta une për ty..Erion je drejtor i ri..je pak a shumë si një nuse e re ...Po kështu i themi ne nga anët tona..Nusja e re...dhe si nuse e re ke shumë vështirësi përpara..ke beteja të përhershme me kunatat e tjera ...ato që janë drejtorë ose ato që nepermjet partisë duan të bëhen drejtorë si ty..por ke detyr?n e vështirë ti fitosh edhe zemrën vjehrrës së bashkisë dhe sidomos vjehrrit të kryeministrisë...E di Erion nuk e ke aspak të lehtë....e ka politika ketë gjë....të detyron te gëlltisësh gjera qe nuk duhet...dhe problemi eshte qe nuk i vjell dot me...do i kesh ne bark tere jetën...I quajte koleget e tu partiake Erion...por harron qe aty ka shume kolege..ka kolege qe flasin ne skene por ka kolege edhe poshte qe degjojne...Po quan partiak Robert Ndrenikën???aman ma thuaj emrin e partise te Robertit qe ta votoj gjithe jeten...po quan partiak Mirush Kabashin ???Roza Anagnostin? Si quhet partia e tyre Erion ???se do ti ndjek gjithe jeten...Sepse i kam politikanët e mi të preferuar...kanë qënë edhe të tutë Erion..por në mes të rrugës zgjodhe teater tjeter..Erion prano nje keshille nga një njeri qe te njeh qe ne krye te heres..mos u bej marionete Erion. Sepse meqe sapo je bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave duhet ta kesh kuptuar tashme si funksionon marioneta..ka me fije nga siper por ka edhe nga ato qe u futet dora poshte.kam vedosur mos ta marr per fyerje asnje nga epitetet e tua Erion .Seriozisht....por shume seriozisht po ta them ...Mendo per keto qe te thashe...Seriozisht'.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco