VIDEO/ Justin Bieber dhe e dashura e re kapen duke u puthur në Brooklyn

VIDEO/ Justin Bieber dhe e dashura e re kapen duke u puthur në Brooklyn

18:24, 18/06/2018
A+ Aa A-

Nuk ka më dyshime rreth të dashurës së re të këngëtarit kanadez, Justin Bieber.

Gjatë ditëve të fundit u spekulua për një ribashkim të artistit me modelen e famshme Hailey Baldwin.

Videoja e publikuar gjatë ditës së sotme prej revistës së mirënjohur amerikane, TMZ, ka shuar të gjitha thashethemet rreth romancës së dyshes hollivudiane.

Çifti është parë duke u puthur në urën e parkut domino të Bruklinit dhe kjo ka bërë, që të heshtin të gjitha gojëligat.

Theksojmë se dyshja kanë nisur të takohen në fillim të muajit maj menjëherë pasi Bieberit e Selenas i dhanë sërish fund lidhjes së tyre.

Ata tashmë janë duke planifikuar që pushimet verore t’i kalojnë në shtetin e Singaporit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco