Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

FOTO/ Ish-gruaja e thumbon fort Xhemailin, Erjona Sulejmani flet edhe për Xhakën

FOTO/ Ish-gruaja e thumbon fort Xhemailin, Erjona Sulejmani flet edhe për Xhakën

17:57, 18/06/2018
A+ Aa A-

Ish-gruaja e Blerim Xhemailit, Erjona Sulejmani, ka qenë e ftuar në emisionin Magjia 21 të RTSH-së, ku ka dhënë disa opinione pas përfundimit të ndeshjes ndërmjet Brazilit dhe Zvicrës.

Bukuroshja ka komentuar një pjesë të lojtarëve të përfaqësueses helvetike, në mesin e tyre ish-bashkëshortin e saj, si edhe ka folur për Granit Xhakën.

Image

Ajo nuk ka mundur të mos e thumbojë Xhemailin, për të cilin ka thënë se ishte pak i lodhur në fushë.

“Numri 15 (Xhemaili) mu duk pak i lodhur në fushë, por gjithsesi arriti të marrë një barazim. Gjithsesi i lodhur ishte”, ka thënë Erjona në RTSH, ndërsa citon Panorama.

Image

Ndërkaq, Newsport transmeton edhe fjalët e Erjonës në lidhje me Granit Xhakën.

E pyetur, nëse mesfushori shqiptar është njeri besnik apo jo, Erjona është përgjigjur me “nuk e di”, duke shtuar më pas se “nga fotot duket njeri serioz”, duke shkaktuar të qeshura te të ftuarit në emision.

Xhemaili dhe bukuroshja nga Shkodra u martuan në vitin 2015 dhe të njëjtin vit u lindi djali i tyre, Luani. Çifti tani është i shkurorëzuar.

??

A post shared by Blog Personale (@erjona_sulejmani) on

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco