Fitoi ''DWS'' por nuk e shijoi sa duhet! Ja çfarë ka ndodhur, Soni Malaj tregon prapaskenat

Fitoi ''DWS'' por nuk e shijoi sa duhet! Ja çfarë ka ndodhur, Soni Malaj tregon prapaskenat

14:04, 17/06/2018
A+ Aa A-

Këngëtarja Soni Malaj përveç suksesit muzikor arriti edhe një triumf, siç ishte fitorja e ‘Dancing with the stars’. E ftuar në programin IN të fundjavës ‘Një kat më lart’ të moderatorit Ermal Peçi, ajo tregoi ndjesitë e finales. Ermali që në nisje të bisedës i tha se nga ekrani u ndje një mërzitje e saj, teksa Soni tregon çfarë ndodhi:

‘Ndodhën disa gjëra në sallë, më vunë shumë në siklet. Mendoja që publiku nga ekrani do shikoj disa gjëra jo të mira. S’më pëlqejnë fjalët banale në sallë, aq më tepër kur vllai im, mamaja, tezja ime ishin aty. Kur kalohet në banalitet më duket sikur nuk i përkas më atij ambjenti, asaj skene’.

Këngëtarja vijoi duke thënë se këtë shqetësim u përpoq ta ndante dhe në Instagramin e saj ku falenderonte ndjekësit qytetarë në sjellje. Po çfarë ndodhi me një koment që ajo fshiu dhe u bë lajm për portalet rozë? E kontrollon shpesh ajo faqen e saj? Zbuloni përgjigjet pas minutës së 13-të të intervistës në ‘Një kat më lart’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco