Çfarë i tha Harry ish të dashurës në telefon pak ditë përpara dasmës?

Çfarë i tha Harry ish të dashurës në telefon pak ditë përpara dasmës?

10:34, 26/05/2018
A+ Aa A-

Sado e madhe të jetë dashuria për një person, e shkuara gjithmonë do të jetë aty për të na kujtuar qoftë edhe një grimcë nostalgjie. Kështu ka ndodhur edhe me Princ Harry-n, i cili një javë përpara dasmës së bujshme mbretërore, pati një telefonatë të ndjerë me ish të dashurën e tij.

Bëhet fjalë për Chelsy Davy, bionden bukuroshe me të cilën ai pati një lidhje të gjatë edhe pse me ndarje të shumta. Mësohet se dyshja realizoi një telefonatë për ti thënë njëri-tjetrit “latumirë”. Sipas miqve të Chelsy-t, kjo e fundit u emocionua shumë gjatë telefonatës, dhe madje kishte filluar të qante. Pavarësisht se ishte e ftuar në dasmë, ajo në fillim hezitoi të shkonte për shkak të peshës së madhe emocionale.
Kur vendosi që të merrte pjesë në dasmë, ajo i premtoi Harry-t se nuk do bënte asgjë për t’i prishur ditën e rëndësishme të jetës së tij. Dhe ajo e mbajti fjalën, pavarësisht se gjatë fotove të shkrepura, u vu re një fytyrë e trishtë e saj gjatë zhvillimit të ceremonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco