Weinstein lirohet me kusht

Weinstein lirohet me kusht

09:35, 26/05/2018
A+ Aa A-

Producenti i filmit në Hollywood, Harvey Weinsten i cili është akuzuar për abuzime seksuale ndaj dhjetëra grave, është liruar me kusht prej 1 milion dollarësh.

Weinstein gjithashtu duhet të bartë një pajisje elektronike në këmbë si dhe pasaporta e tij është konfiskuar.

Gjashtëdhjetë vjeçari është dorëzuar vullnetarisht në stacionin policorë të Manhattan. Ai nuk dha asnjë prononcim për media.

Weinstein akuzohet për përdhunim, ngacmim seksual dhe abuzim, bëri të ditur policia e New Yorkut. Emrat e grave të cilat dyshohet se janë ngacmuar nga Weinstein ende nuk janë bërë të ditura.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco