Roberti nuk e njeh më si kunatë Tunën: Për Patrisin dhe Tianin jap jetën

Roberti nuk e njeh më si kunatë Tunën: Për Patrisin dhe Tianin jap jetën

21:49, 25/05/2018
A+ Aa A-

Robert Berisha, bashkëshorti i Nora Istrefit ka folur për herë të parë publikisht për marrëdhënien me vëllain dhe Tunën.

Pasditen e sotme, në një intervistë tek“Rudina”, ai zbuloi se nuk ka qenë pjesë e festës së ditëlindjes së Tianit, djalit të vëllait për shkak të këngëtares Tuna. Pati spekulime që ka patur zënkë mes tyre, gjë që Roberti e pranoi hapur se nuk e pranon më Tunën.

“Me Tunën as nuk dua të takohemi. Për Patrisin dhe Tianin edhe jetën e jap.

Nora me asnjë artist nuk ka pasur asnjë problem. Tuna është ajo që ka probleme me të gjithë. 

I kërkoj falje Patrisit se nuk do të kemi asnjë mundësi të shkojmë në festat e familjes së tij për shkak të Tunës.

100% nuk është faji tek ne. Shpresoj të jetë nanë e mirë e grua e mirë”, tha Robert Berisha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco